Sjelljet në publik e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me partneren e tij, Melania Trump kanë lënë gjithmonë hapësira për të diskutuar. Shumë herë mënyra se si Trump i është afruar partneres së tij është cilësuar e vrazhdë, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak Donald. Së fundmi çifti i Shtëpisë së Bardhë kanë qenë prezent në një mbrëmje sportive, ku ajo çfarë i ka befasuar të gjithë ka qenë mënyra se si Trump i mori dorën Melania-s. “Zonja e parë, Melania, nuk duket dhe aq e lumtur teksa ka bashkuar duart me partnerin e saj”, shkruhej në disa prej videove virale në ‘Twitter’. Në të bie në sy jo vetëm reagimi i 49-vjeçares, por dhe mënyra se si Trump e ka larguar më pas. Me siguri kjo nuk do të jetë hera e fundit kur Donald vendos të reagojë dukshëm edhe në publik.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face