Viti 2018 është shpallur nga qeveria shqiptare “Viti mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Në kuadër të këtij eventi Ministria e Kulturës e  Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas,  Baletit dhe Ansamblit Popullor ka organizuar Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë:  Opera, Balet dhe Muzikal.

Duke u Ngarkuar...

Kjo nisëm ka për qëllim t’u japi të gjithë artistëve një mundësi dhe hapësirë ku mund të shprehin talentet dhe të nxjerrin në pah aftësitë e tyre krijuese në sektorin e muzikës skenike. Një inkurajim për r’u promovuar, për të krijuar si dhe për të frymëzuar nëpëmjet emocioneve të botës magjike të Muzikës.

Pjesëmmarrës në konkursin mbarëkombëtar janë të gjtihë artistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, dhe krijimet e tyre do të interpretohen në format koncertal brenda muajit dhjetor 2018.

Produksionet e plota të vlerësuara  fituese do të përfshihen në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Data të rëndësishme

11 Prill 2018: Hapja e Thirrjes Publike;

11 tetor 2018: Afati i dorëzimit të veprës;

31 tetor 2018: Vlerësimi dhe seleksionimi i veprave nga juria;

10 dhjetor 2018: Pjesë nga veprat premierë të kualifikuara për eventin final koncertal për

publikun dhe dhënia e çmimeve nga juria;

Viti 2019-2020: Realizimi i plotë skenik i veprave fituese të vlerësuara me çmim.

- SPONSOR -