Prej vitesh shumë hackera shpikin programe të ndryshme për tu vjedhur njerzve të dhënat personale apo për tu prishur punë. Kështu po ndodh së fundmi ku disa hackera kanë krijuar një link i cili supozohet që ta kthejë WhatsApp-in tuaj në Gold apo të bëjë ndryshime në applikacion por ky është vetëm një virus që do ju prishë punë. Nëse ju hapni linkun që mund t’u dërgohet nga miqtë tuaj atëherë të dhënat tuaja personale mund të preken madje virusi mund të prish celularin tuaj.

Kështu që kujdes me link-et që hapni pasi ato mund të rezultojnë jo të mira për telefonin tuaj, nëse dikush ju dërgon një link të çuditshëm më e mira që mund të bëni është të mos e hapni.