Sipas Ayurveda, qumështi konsiderohet pjesë thelbësore e trupit dhe duhet të jetë pjesë e rëndësishme e dietës të çdo personi. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë ta konsumoni qumështin e nxehtë në përditshmëri, pasi që përmban vitamina të ndryshme, acid nicotinik, kalcium, fosfor, kalium, sodium etj.

Duke u Ngarkuar...

Sidoqoftë, sa i përket konsumimit të qumështit ekzistojnë shumë argumente ku thuhet se nëse qumështi konsumohet në mëngjes kjo do të na bëj ne më aktiv gjatë tërë ditës. Ndërsa nëse konsumohet në mbrëmje, qumështi  e qetëson mendjen dhe e përmirëson kualitetin e gjumit.

Mirëpo, për këtë çështje ekspertët shëndetësore kanë një përgjigje të duhur.

Konsumimi i qumështit në mëngjes

Nuk është e rekomandueshme të konsumohet qumështi në mëngjes, pasi  është shumë i rëndë për t’u tretur.

Konsumimi i qumështit pas dreke

Konsumimi i qumështit pasdite sjell forcë tek personat në moshë, gjithashtu ndihmon në lehtësimin e disa sëmundjeve mjekësore si kalkuli urinar apo gurët.

Konsumimi i qumështit gjatë natës

Prandaj, konsumimi i qumështit gjatë natës e përmirëson kualitetin e gjumit për shkak të disa arsyeve:

– Qumështi e ndihmon procesin e gjumit për shkak se përmban amino acidin triptofan, e që ndihmon në rritjen e melatoninës (i njohur si hormoni i gjumit).

– Qumështi është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, e kalciumi është tejet i rëndësishëm për mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave.

 

- SPONSOR -