Kylie Jenner po mëson çdo ditë e më shumë mbi të qenit nënë dhe sidomos tani që vajza e saj 2-vjeçare ka nisur të flasë. Leksioni më i fundit që mësoi Kylie është: Mos e ndërpre vajzën kur sheh një film të “Disney”-t. Në një video të postuar në Instagramin e saj, ylli i “Keeping Up with the Kardashians” tregoi se ajo u mërzit nga vajza e saj 2-vjeçare Stormi Webster, kur kjo e fundit i kërkoi të pushojë së foluri sepse po shihte “Frozen 2”. “Pra, ne ishim duke parë Frozen 2 për herë të parë, dhe u ktheva t’i them asaj që e dua dhe i thashë: ‘Stormi të dua, a më do?’, dhe ajo tha, ‘shhhh mami’”, tha Jenner. “Unë u shokova”, shtoi Jenner. “Sepse ajo nuk e ka bërë këtë kurrë më parë. Ajo më tha të pushoja”, vijon Kylie e mërzitur. Dyshja nënë e bijë shfaqen shtrirë në shtrat së bashku ndërsa shohin princeshat e “Disney”-t, Elsa dhe Anna. Stomi sapo festoi ditëlindjen e saj të dytë me të dy prindërit Kylie Jenner dhe Travis Scott, dhe çdo ditë e më shumë po kthehet në personazhin më të adhurueshëm të Instagramit.

- SPONSOR -Smiley face