E kemi parë me dhjetra herë në revista të ndryshme (më tepër në Playboy) por asnjëherë se kishim parë si cover në revistën “Vogue” dhe mesa duket dita e saj erdhi. Pamela Anderson ka qënë  një nga aktoret më sexy dhe vazhdon të jetë edhe pse është 51 vjeç. Aktorja e njohur ka realizuar një set për revistën “Vogue Czechoslovakia”. Por më e veçanta qëndron tek titulli që “Vogue” i ka vendosur kopertinës. “Kush do ta vrasë Pamela Anderson?” shkruhet në kopertinë dhe sigurisht që kjo ka një kuptim. Sipas revistës shërbimi fotografik i frymëzua nga filmi ikonik çek i viteve ’60, “Kush do ta vrasë Jessie-n?” dhe Pamela ka shumë ngjashmëri me aktoren kryesore në film. Sigurisht që ajo ka dhe mesazh për gjithë vajzat duke u thënë të ndihen sexy gjithmonë.

- SPONSOR -