Rita Ora dhe Dua Lipa po bëjnë vite në skenë dhe nga viti në vit pasuria e tyre rritet në shifra të frikshme. Koncertet, bashkëpunimet me firmat e njohura të veshjeve dhe fitimet nga këngët u kanë sjellë shumë fitime këngëtareve të njohura. Dhe kurioziteti na shtyu që të shihnim se sa është pasuria e këngëtareve me origjinë shqiptare.

Në vitin 2016 Rita Ora kishte një pasuri prej 10 millionë dollarësh ndërsa në 2018 pasuria e saj arriti në 30 milionë dollarë, fitimet e Ritës u  rritën për shkak të bashkëpunimit të Ritës me kompani të njohura të modës si Adidas dhe Tezenis, gjithashtu studioja e saj rregjistroi shumë fitime ndërsa së fundmi turi që ajo po zhvillon në botë po i sjell miliona dollarë fitime.

Duke u Ngarkuar...

Në vitin 2016 Dua Lipa kishte një pasuri prej 350 mijë dollarësh ndërsa në 2018 pasuria e saj arriti në 3 milionë dollarë. Kjo rritje e pasurisë së Dua erdhi nga këngët e saj dhe më pas bashkëpunimi në reklamimin e produketeve të ndryshme. Dua Lipa ka më pak vite karrierë se Rita dhe sigurisht që pasuria e saj do jetë kaq e vogël në krahasim me të Ritës. Por nëse flasim për fitimet aktuale dimë të themi se Dua po ja kalon Ritës me fitimet në muaj.

- SPONSOR -