Dje këngëtari i njohur Justin Bieber festoi 25 vjetorin e lindjes dhe sigurisht që nuk mund të mungonte urimi nga bashkëshortja e tij Hailey Bieber. Modelja shpërndau në Instagramin e saj dy foto tepër të bukura dhe shkroi “25 vite sigurisht që duken shumë mirë tek ty i dashur”. Në fotot që modelja postoi, Justin dhe Hailey përfaqojnë njëri-tjetrin dhe janë të qeshur duke na dhënë shëmbullin e një çifti perfekt.

Disa ditë më parë Justin foli për momentin jo të mirë mendor që po kalon, ai u shpreh se po mundohet të gjejë paqen dhe se ai mendon se i intereson shumë që gjërat të jenë perfekte dhe njerëzit ta pëlqejnë. Po ashtu ai tha se Hailey është shumë logjike dhe atij i duhet një tip si ajo.

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -