Sot në emisionin “Kush vjen për drekë” , në televizionin Klan , kanë qenë të ftuara dy artiste tepër serioze të skenës shqiptare. Njëra koreografe dhe tjetra këngëtare. Ka qenë moderatorja e talentuar e tv Klan Arjola Shehu, e cila nëpërmjet pyetjeve që bënte ndërsa personazhet vip gatuanin të na zbulonte disa projekte në vijim.

Duke u Ngarkuar...

Riselda Sejdija, pedagogia dhe koreografja e Universitetit të Arteve , zbuloi se përveç gatimit që ajo e ka një pjesë tepër të rëndësishme, ajo sapo na bëri të ditur se edhe Yoga është një mënyrë jetese për të dhe këtë gjë po vazhdon ta dhuroi  falas për fëmijët në Shqipëri. Ndërkohë autoria e tetë monografive të saj nëpërmjet insertit na bëri të ditur se përveçse angazhimeve në Universitetin e Arteve , ajo një pjesë të mirë të kohës e shpenzon edhe duke punuar në  portalit të saj mulliri.al.

Sot Riselda kishte përgatitur “Klan Çomlek” , një pjatë mjaft interesante ku edhe titulli ishte interesant, një çomlek jo i zakontë por i përgatitur me tepër kujdes nga Riselda. Në fakt Riselda e quajti “Mulli Çomlek” , pjatën e saj , por Arjola ja kërkoi ta ndërronte emrin pasi ajo dëshiroi që ta quante “Klan Çomlek”. Ndërkohë Evi Reçi , këngëtarja e talentuar me një vokal tepër potent zbuloi ndërkohë në emisionin,”Kush vjen për drekë” projektin e saj më të fundit ku sigurisht Evi di si të vijë gjithmonë e veçantë… Evi tha se i pëlqen jeta artistike në Itali aty ku edhe ajo po jeton aktualisht , por herë pas here asaj i pëlqen të vi në Shqipëri për të ndarë bashkë me qytetarët e saj të rejat  më të fundit përsa i përket karrierës.

Një këngëtare potente, plot talent dhe me një karrierë tepër të gjerë ,sot Evi përgatiti një pjatë tepër elegante tamam si një italiane e vërtetë, “ Pasta me bizele , kërpudha salçiçe dhe makarona pene”.

Të dyja artistet sot u dukën tepër solare në emisionin , “Kush vjen për drekë” , teksa gatuanin dhe shkëmbyen vërtetë eksperienca bashkëkohore të cilat mendojmë që i shërbyen çdo kujt si nga ana artistike por edhe nga mënyra sesi ato gatuan transmeton mulliri.al.

- SPONSOR -