Zemra është organi më i rëndësishëm i turpit dhe duhet të kemi shumë kujdes me të. Aktivitetet fizike janë një nga kujdeset më të mira për zemrën pasi duke u ushtruar ju i bëni mirë trupit dhe zemrës duke e forcuar. Siç e dijmë çiklizmi, noti dhe ecja e ndihmojnë zemrën tyre por së fundmi sipas studimeve të fundit trajnimi me pesha dhe forcë është shumë i rëndësishëm por kujdes, duhet të ushtroheni vetëm një orë në javë. Në studimin e botuar në Mjekësi dhe Shkencë në Sport dhe Ushtrim, studiuesit analizuan zakonet e shëndetit, zemrës dhe stërvitjes së më shumë se 13.000 të rriturve. Ata u përqëndruan në tre çështje shëndetësore: Sulmet në zemër, goditje, dhe ngjarje të tjera kardiovaskulare që nuk ishin fatale. Studiuesit zbuluan se njerëzit të cilët rregullisht ushtroheshin me pesha për të forcuar trupin e tyre kishin një rrezik shumë më të ulët për nëj sëmundje zemre. Studiuesit sugjerojnë që ju nuk duhet të bëni vetëm ushtrime kardio dhe aerobike për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por ushtrime të tilla me pesha për të forcuar muskujt, mund të jenë shumë më të efektshme për zemrën.

- SPONSOR -Smiley face