“Pothuajse çdo person në planet ka një dhëmb të thyer. U përpoqëm qëllimisht të krijonim diçka shumë të thjeshtë, shumë të shpejtë dhe me kosto minimale”. Kështu është shprehur drejtuesi i studimit për ilaçin çudibërës.  Shkencëtarët nga King’s College në Londër kanë zbuluar se, medikamenti i quajtur “Tideglusib”, që u jepet pacientëve të prekur me”Alzheimer”, aktivizon qelizat në qendër të dhëmbit të dëmtuar dhe përshpejton shërimin e të çarave të vogla dhe vrimave. Dhëmbët kanë aftësi për t’u vetërigjeneruar, por nuk mund ta bëjnë këtë kur ai është i thyer në thellësi dhe kështu lënë vetëm një shtresë të hollë mbrojtjeje. Ky medikament  stimulon procesin e rigjenerimit natyror për të mbyllur më shumë vrima të mëdha por kujdes pasi ky studim nuk është vërtetuar plotësisht dhe përdorimi bëhet vetëm me këshillim nga mjeku.

- SPONSOR -