Nuk janë të rralla rastet kur kemi parë “çmenduri” nga fansat për artistët e tyre të preferuar. Ndonjëherë, “adhurimi” i tyre arrin deri në atë pikë, saqë gdhendin përgjithmonë në lëkurën e tyre emrin apo portretin e artistit. Një gjë të tillë e ka bërë edhe një fans i këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhës. Vetë këngëtarja ndau në Instagram një foto të fansit të saj të çmendur, i cili kishte bërë tatuazh në krah fytyrën e Bebes. Tepër e lumtur dhe e surprizuar nga ky gjest, ajo shkroi krahas fotos ku etiketonte fansin: “O Zot, dedikim i vërtetë!”

- SPONSOR -Smiley face