Një kompani 161-vjeçare e të brendshmeve ka paditur dy motrat, Kylie dhe Kendall Jenner për shkelje të të drejtës së autorit. Sipas kompanisë, dy motrat kanë “vjedhur” modele të të brendshmeve në dizajnimin e dy prej artikujve të tyre.

Sipas “Fox News”, bëhet fjalë për dy artikujt “Kylie Thong Panties” dhe një produkt tjetër të shitur nën markën “Kendall + Kylie”. Drejtuesit e kompanisë pretendojnë të kenë mbrojtur të drejtat e autorit në shumicën e modeleve të tyre, duke shtuar se ato “bazohen në veprat origjinale të artit”. Megjithatë, Kylie dhe Kendall, ashtu si dhe përfaqësuesit e markave të tyre nuk e komentuan këtë çështje.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face