Kur vjen puna tek siguria, familja Kardashian-Jenner harxhon me mijëra dollarë për mbrojtje. Në një diskutim gjatë spektaklit britanik “I’m a celebrity, get me out of here!” Caitlyn Jenner ka treguar se familja e famshme kanë një skuadër me ‘bodyguard’ që i shoqërojnë kudo ku shkojnë. Ajo ka zbuluar se vajza e saj më e vogël, Kylie Jenner, shpenzon me mijëra dollarë çdo muaj për mbrojtje. “Ju siguroj se Kylie harxhon nga 300 mijë deri në 400 mijë dollarë çdo muaj për sigurinë e saj. Një ton me para”, ka thënë Caitlyn. Ajo ka shtuar se është e trishtë që fëmijët e saj kanë një skuadër që i shoqëron kudo, por ka treguar se ata janë mësuar me këtë gjë qëkur kanë qenë të vegjël. “Ata janë mësuar. Ata e kanë bërë gjithmonë këtë gjë. I pëlqejnë shumë djemtë që ju qëndrojnë pas për t’i mbrojtur”, ka thënë Caitlyn. Më herët edhe Kris Jenner ka folur për këtë çështje dhe ka treguar se për të dhe fëmijët siguria është prioriteti kryesor, sidomos pasi Kim Kardashian u vodh në Paris në vitin 2016.

- SPONSOR -Smiley face