Kylie miliarderja 22-vjeçare, Kylie Jenner, u bë nënë për herë të parë një vit më parë.

- SPONSOR -Smiley face

Ajo solli në jetë një vogëlushe të cilën së bashku me partnerin, Travis Scott, e pagëzuan me emrin Stormi.

Stormi është kthyer në një ndër fëmijët më të njohur të shoëbiz-it dhe Kylie nuk ngurron të ndajë foto e video të shumta të të voglës në rrjete sociale.

Mirëpo, para se Stormi të vinte në jetë, Kylie u mundua ta mbante plotësisht të fshehtë lajmin e shtatzënisë.

Ajo e zbuloi shumë vonë për fansat lajmin se tashmë do të ishte nënë dhe në rrjet kanë qarkulluar shumë pak foto të Kylie-t me barkun e rrumbullakosur.

Megjithatë, vetë 22-vjeçarja ka ndarë për herë të parë në Instagram një foto nga shtatzënia.

Ajo shfaqet e veshur me të bardha dhe ka qëndruar në profil për të treguar barkun e rrummbullakosur ndërsa krahas fotos miliarderja shkruan:

“Kam shumë foto të barkut të rrumbullakosur por kjo ka qenë gjithmonë e preferuara ime. Pritja e vogëlushes time Stormi ishte një periudhë speciale në jetën time. U bëra më e fortë dhe e pavarur gjatë kësaj eksperience. Femrat janë me të vërtetë fantastike. Etiketoni një femër të fortë në jetën tuaj.”- shkruan Kylie në postim, duke etiketuar të ëmën e saj.

- SPONSOR -Smiley face