Këngëtarja e famshme Lady Gaga është ‘çmendur’ fare gjatë dasmës së mikeshës së saj më të mirë, make-up artistes Sarah Tanno. Miss Germanotta ka postuar shumë foto në ‘Instastory’ ku shfaqet me flokët dhe fustanin rozë në plazh. ‘Dy nga miqtë e mi më të mirë sapo janë martuar. Tani është koha për të festuar”, shkruan Gaga. Këngëtarja ka paralajmëruar gjithashtu se albumi i saj më i ri do dalë së shpejti ndërsa show-et e saj vazhdojnë të thurrin sukses.

- SPONSOR -Smiley face