Lady Gaga është rikthyer për “V Magazine” dhe do jetë në coverin e revistës për Mars/Prill, duke bërë një rikthim pas 10 vitesh. E veshur me një mantel rozë me pupla, me një fustan të zi, me varse diamantësh dhe e shtrirë në kashtë Lady Gaga pozon për revistën e njohur. Gaga duket ndryshe nga çdo herë në këtë set fotosh, në kokë mban një “kurorë” që e përdorin zakonisht fiset indiane ndërsa në duar dy shkopinj neoni, fytyra e saj është e bardhë si bora dhe e lyer me make-up të theksuar. “Ne u munduam të kthejmë Gagën në një kukull që jeton, në një ikonë të gjallë”- u shpreh Jean-Paul Goude. Fotot e plota dhe intervista nuk kanë dalë akoma por këto janë një lajmërim për atë që na pret…

 

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -