Për gratë, të cilat vuajnë nga forma trefishe e kancerit të gjirit, e cila është forma më e rëndë e këtij lloji të kancerit, tanimë ka një shpresë, shkruan Dailymail. Kjo formë e kancerit është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse të ditëve të sotme. Vetëm 77% e njerëzve, mund të mbijetojnë më shumë se 5 vjet pas diagnostikimit.

Së fundmi, doktorët britanikë me anë të një studimi, kanë thënë se disa terapi, në formë të tabletave, që kanë për qëllim aktivizimin e sistemit imunitar, janë aprovuar dhe mund të dalin në treg shumë shpejt.

- SPONSOR -Smiley face

Sipas studimeve, gratë duhet të përdorin një lloj të medikamenteve, paralelisht me kimioterapinë. Një nga gratë e para në Britaninë e Madhe, të trajtuara me këtë metodë është një 45-vjeçare, e cila ka thënë se ndihet shumë më mirë dhe rezultatet e analizave mjekësore kanë treguar se tumori është zvogëluar dukshëm.

Shkencëtarët janë të bindur, se kjo metodë do të jetë shumë efektive në trajtimin e këtij lloji të kancerit dhe se shumë shpejt, të gjithë personat e diagnostikuar do të kenë mundësi të trajtohen me të.

- SPONSOR -Smiley face