Mos shpenzoni para me produkte industriale, këtë vitaminë mund ta merrni natyrshëm përmes ushqimeve. Bëhet fjalë për vitaminën K2. Ndërvepron me vitaminat A dhe D.

Përfitimet e vitaminës K2

- SPONSOR -Smiley face

Është një eliksir i vërtetë për bukurinë femërore, për një lëkurë të bukur, të shëndetshme e të shndritshme. Si dhe për të ngadalësuar procesin e plakjes së trupit: ka një aksion parandalues ndaj rrudhave, kariesit dhe venave varikoze.

Sasia e duhur që duhet konsumuar gjatë ditës varion nga 25 në 50mcq dhe ju sugjerojmë ta merrni përmes ushqimeve natyrale dhe një diete të shëndetshme.

Ushqimet me vitaminë K2

Ku gjendet vitamina K2? Së pari gjendet tek e verdha e vezës, por edhe tek djathrat dhe majoneza e bërë në shtëpia. Ajo forcon kockat e dobëta.

Vitamina K2 dhe osteoporoza

Vitamina K2 është protagoniste e asaj që mjekët e quajnë ‘paradoks i kalciumit’. Në fakt është një kalcifikim i mureve arterioze që sjell risqe të sëmundjeve kardiovaskulare, demencë dhe ictus, por në të njëjtën kohë dhe një lloj mungese ta kalciumit në skeletin e trupit duke reduktuar funksionalitetin e kockave.

Në këtë pikë hyn në lojë vitamina K2, një vitaminë vërtet inteligjente sepse e adreson kalciumin aty ku duhet të jetë. Dhe në këtë operacion ndërverpon me vitaminat A dhe D.

- SPONSOR -Smiley face