Duke u Ngarkuar...

Sot do të njihemi me Ledio Elezin. Ledio është një djalë tepër guximtarë dhe që e dashuron shumë artin. Ai  pikturon shumë bukur dhe shumë piktura artistike Ledio dëshiron ti ndajë me lexuesit e mulliri.al për të promovuar talentin e tij edhe më tej. Për Ledion asgjë nuk është e vështirë pasi ai studion shumë dhe është nxënës i 10-tës. Një fëmijë tepër inteligjent dhe me parime të qarta për jetën e tij nëpërmjet një  një interviste  me mulliri.al Ledio vjen për  të na treguar edhe më tej ëndrrat e tij për të ardhmen…

Si lindi pasioni për pikturën?
Me parë vizatoja dhe isha në kërkim për një kurs , pasi  e gjeta tani jam përmisuar shumë me vzatimin.

Cili është libri jot i preferuar këtë periudhë kohe?

Më pëlqejnë librat e autorit “David Williams” dhe libri im i preferuar është “Superarratisja e babagjyshit”.

Nga njëshi deri tek 10 sa nxënës i mirë je?

Në mësime jamshumë mirë dhe veten evlerësoj me 10.

Të pëlqen më shumë të pikturosh peisazhe apo portrete?

Më pelqejnë më shumë peisazhet sepse mepëlqen natyra dhe vendi që më rrethon.

Çfarë të frymëzon më shumë kur pikturon?

Frymëzimi më vjen nga pasioni dhe deshira ime për tu bërë një piktor i famshëm.

Të pëlqen muzika në sfond kur pikturon apo preferon qetësinë?

Kur pikturoj më pëlqen më shumë te jem në qetësi por edhe muzika më pëlqen.

Preferon ta vazhdosh si profesion pikturën apo ke ndonjë ëndërr tjetër?

Më pëlqen piktura por si profesion dua të vazhdoj arkitekturën.

Ke motër ose vëlla tjetër?

Po kam një motër të madhe.

Të pëlqen më shumë matematika apo letërsia?

Matematika më pëlqen më shumë.

Të pëlqen kur të thërrasin piktor?

Po shumë, më frymëzon të pikturoi edhe më shumë.

Të pëlqejnë ushtrimet fizike?

Po shumë.

Ushtrohesh përditë apo me raste?

Ushtrohem vetëm në kohën e lirë por jo përditë.

Të pëlqejnë udhëtimet?

Po më pëlqen të zbuloi vende të reja.

Të pëlqen të pikturosh ndërsa je me pushime?

Jo dhe aq sepse duatë shijoj pamjet e vendeve e reja.

Kur të rritesh të pëlqen të jetosh në Shqipëri apo ke ndonjë preferencë jashtë shtetit ku do të dëshiroje të vazhdoje studimet e larta?

Deri tani nuk kamndonjë plan.Do të shohim më vonë.

- SPONSOR -