Leo Krkuti Kantautori i njohur shqiptaro-amerikan sjell këngën e tij të radhës “Stay” Realizuar në Kryeqytetin e Dashurisë Paris. Një këngë e cila flet për një histori të bukur dashurie mes dy të rinjëve. Kënga ‘Stay’ është pritur mjaftë mirë në gjitha platformat nga Spotify duke korrur jo vetëm klikme por sukses të garantuar. Ndërkohë Leo, po punon gjithashtu dhe në disa këngë dhe videoklipe të tjera për vitin e ardhshëm me surpriza të reja.

Kur flitet për muzikën ndërkombëtare, atë muzikën që pushton skenat më të mëdha botërore që rrëmben dashurinë e miliona dashamirësve në gjithë Globin, menjëherë mendja të shkon tek shqiptarët tanë që na e bëjnë zemrën mal nëpëreventet më historike në botë. Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Albert Stanaj, Era Istrefi, Enisa Nikaj, Seven Saraçi, Leo Krkuti, të cilët na prezantojnë denjësisht me artin e tyre ashtu siç i ka hije shqiptarit me dinjitet duke arritur majat e suksesit.

Duke u Ngarkuar...

Një tjetër talent shqiptaro-amerikan Leo Krkuti, një djal 22 vjeçar i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me origjinë shqiptare prej kohësh ka spikatur për talentin e tij në muzikën ‘Pop’ si dhe tekst-shkrues. Ai vitet e fundit ka bashkëpunuar me studiot muzikore më në zë të Nju-Jorkut, si një tjetër shqiptar që ka arritur të jetë në Billboard-et e magjishëm të Times Square-it e si një tjetër shqiptar i sukseshëm që nëpërmjet videoklipit më të fundit të realizuar në Kosovë me Kompaninë muzikore “Enter-media”, Lider në fushën e muzikës në Shqipëri, Leo ka për qëllim qasjen dhe dashurinë që ai ka për vendlindjen e prindërve, i rritur me kulturen, historinë dhe vlerat shqiptare në familje ku flitet shqip ai këtë verë vendosi t’ja dedikoj Shqipërisë me këngën më të re “What l Like” – dhe pse pjesa më e madhe nuk e njeh apo dëgjuar ende si një artist i cili në këto vite ka punuar pafund për të garantuar emrin e tij si një artist i merituar ku njerëzit e duan muzikën e tij.

Përveçse një artist me prespektivë, ai është dhe një djalë i edukuar i cili ka mbaruar studimet për financë dhe marketing në një ndër universitetet e njohura të Nju-Jorkut, “Pace University”. Një pjesë të mirë të kohës ai ia dedikon bizneseve familjare. Leo është modeli i një të riu që di të jetë i përgjegjshëm , po aq edhe ekspresiv kur bëhet fjala për të realizuar ëndrrat e tij. Ai ka trashëguar bujarinë dhe zemergjersinë e shqiptarit të mirë.

Leo, ka një dashuri të madhe për muzikën pop dhe që në moshë të vogël ka kuptuar që rruga e tij është vetëm arti dhe muzika.

Ai ka publikuar një album, dy debutime, disa single-a, muzika e të cilave është pëlqyer jashtëzakonisht shumë duke kaluar mbi 100,000 pëlqime në platformat e mëdha si I-tunes dhe Spotify, etj. nëpërmjet talentit të tij dhe fansave qëe duan aq shumë muzikën që ai bën.

Si nisi pasioni për muzikën ?

E mbaj mend si tani, isha vetëm 10 vjeç kur kuptova sa shumë e dua muzikën, dhe në moshën 12 vjeçare nisa të krijoja çdo gjë vet, të regjistroja, miksoja, të shkruaja tekste dhe deri tek editimi. Muzika është pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe dëshiroj ta vazhdoj dhe në të ardhmen.

Gjithë këtë pasion për muzikën, e keni të trashëguar nga familja apo mbetet një ëndërr vetëm e juaja?

Do thosha është një trashëgimi, pasi dhe babai im, asokohe ka qenë i njohur për pasionin që ka pasur gjithmonë për muzikën, dhe botën e artit në përgjithësi. Ai ende sot vazhdon të ruaj dashurinë për muzikën shqiptare gjë e cila më ka ndihmuar dhe mua të njoh vlerat e muzikës shqipe.

Kur ka dal në treg albumi juaj i parë?

Në moshën 17 vjeç, ka qenë debutimi im i parë komercial në platformën e medias online të titulluar “MCM”, ndërsa në moshën 19 vjeçare arrita të përfundoj projektin me titull “Just Leo”. Ky ishte projekti për të cilin kisha punuar kaq fort, por fatmirësisht doli me sukses, u pëlqye nga të gjithë dhe isha shumë i lumtur të shihja veten në zemër të ‘’Times Square’’ mes mijëra reklamave e artistëve të tjerë të huaj. Të dy projektet që përmenda mund të gjenden në platformat e mëdha si I-Tunes, Spotify, etj.

Si e kujton ‘singel-in e parë “Ven Aqui”?

Si mund ta harroj këtë këngë e cila doli para dy viteve, dhe korri sukses më shpejt sesa prisja duke kaluar mbi 100,000 pëlqime. Ashtu sikurse mbeten po kaq të rëndësishme edhe debutimet e tjera si “No Talking’’ ‘’ Run Wild” “Chained’’, ‘’ NY to LA”.

Çfarë synon të arrish? Cila është ëndrra juaj ?

Të arrij aty ku i takon një artisti të vërtetë, sepse një që e do artin dhe punon fort për të, padiskutim do i shpërblehet dhe unë dua që me talentin tim të bëj krenar gjithashtu dhe të gjithë njerëzit që besuan në ëndrrën dhe pasionin tim për muzikën, në veçanti familjen time.

Cili është projekti më i afërt?

Kam shumë projekte në vijim, më i afërti do jetë këtë verë, një bashkëpunim me një ndër kompanitë më të njohura të muzikës në Kosovë, sic eshte “Entet- media” ku jam tepër i lumtur për bashkëpunimin e këngës më të fundit “What l Want”

Ju keni lindur në Amerikë, por shqip flisni ?

Flas pak por jo rrjedhshëm. Po e mendoj seriozisht të hy në një kurs të mësoj një shqipe të pastër pasi do dëshiroja shumë një ditë jo shumë të largët të këndoja dhe në shqip.

Si të dukët Shqipëria; të pëlqen ta vizitosh?

Sigurisht që e vizitoj shpesh, e me shumë dashuri kthehem në origjinën time, në vendlindjen e prindërve siç është Dibra, një vend aq i bukur e me njerëz të mrekullueshëm, por dhe Kosova është një vend i mrekullueshëm me njerëz fantastik.

Përveç muzikës, si e kaloni pjesën tjetër të kohës?

Jam gjithmonë i zënë, pothuajse shumë pak kohë të lirë ka në përditshmërinë time, pasi unë menaxhoj dhe bizneset e familjes, së bashku me vëllain tjetër Benin, e pjesën tjetër të ditës deri në orët e vona të natës e kaloj në studion time duke krijuar muzikë apo tekste.
- SPONSOR -