Teksa Londra ka nisur numrin mbrapsht në pritje të dasmës mbretërore, një njeri shumë i rëndësishëm ka dal kundra martesës së Harry-t me Megan. Bëhet fjalë pikërisht për Thomas Markle Jr, gjysmë-vëllain e princeshës së ardhshme.

Duke u Ngarkuar...

Me anë të një letre publike drejtuar princit Herry, ai i bën thirrje kunatit të tij të mos martohet.

“Sa më shumë afrohet dita e dasmës tuaj, aq më e qartë bëhet, se ky është gabimi më i madh në historinë e dasmave mbretërore”.

Thomas ka kritikuar ashpër marrëdhënien e Meghan me të atin, dhe faktin që ajo nuk ka ftuar në dasmë asnjë prej familjarëve, por në vend të tyre ka ftuar qindra persona të cilët nuk i njeh fare. Ai e ka konsideruar një mendjemadhe motrën e tij të vogël, të cilën fama e ka shndërruar në një njeri negativ, dhe në fund të ditës sipas tij Meghan do tallet me rregullat e familjes mbretërore.

- SPONSOR -