Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i habiti të gjithë pasi erdhi 8 muaj pasi ata ishin martuar. Lajmin e ndarjes e bëri të ditur zëdhëndësi i Miley duke treguar se ata i kanë dhënë fund martesës ndërsa po atë ditë Miley u kap mat duke u puthur me një vajzë. Por si reagoi Liam pas gjithë këtyre ? Aktori i njohur ka publikuar një foto duke treguar se ai gëzon vetëm respekt për Miley.

“Përshëndetje të gjithëve! Thjesht një shënim i vogël për të thënë se unë dhe Miley jemi ndarë së fundi dhe nuk i uroj gjë tjetër asaj veç shëndetit dhe lumturisë. Kjo është një çështje private dhe unë nuk kamë bërë dhe as do të bëj ndonjë koment për gazetarët ose mediat. Çdo citim që më atribuohet mua është fals. Paqe dhe dashuri!”, shkruan ai.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face