Veç cilësive të pamohueshme ushqyese të shëndetshme që ka limoni, duket se ai fsheh edhe cilësi të tjera ndihmuese për përdorim të përditshëm dhe shumë efikas në familjet tona.

Duke u Ngarkuar...

Limonat janë dezinfektues natyral , njollë-heqës dhe të mrekullueshëm për lustrime metalike . Ata janë gjithashtu të lirë dhe eko – miqësor me MJEDISIN. Provoni këto 3 përdorime të habitshme e praktike të limonit në familjen tuaj .

Ndryshk nga rrobat : Vendos lëng limoni mbi njollën e ndryshkut dhe pastaj spërkate me llak flokësh. E lëmë mbi njollë derisa ndryshku është zhdukur . Acidi i limonit do të nxjerrë ndryshkun jashtë. Disa njolla janë më të forta se zakonisht , por 15 deri në 30 minuta është koha e mjaftueshme për të arritur një rezultat të mirë. Pastajrrobat vazhdojmë  i pastrojmë si zakonisht.

Heqja e njollave nga  papuçet me yndyrë  : përziej 1/2 filxhan lëng limoni (ose limon feta ) përdor tre litra uji shumë të nxehtë . Futi në ujë  papuçet me njolla . Leri papuçet  një orë deri në një natë në varësi se sa pis janë dhe sa doni t’i zbardhni. Pas kësaj vazhdoni procesin e larjes si zakonisht. Në se përdorni lëng limoni nuk duhet të përdorni açe.Kjo metodë nuk është efikase për materialet e mëndafshit.Kjo recetë funksionon  mirë për materialet prej pambuku dhe ato prej poliestre.

Heqja e njollave nga enët plastike: Shtrydh lëng limoni në enë dhe pastaj shtoni sode buke . Përdorni limon si një mjet pastrimit duke e fërkuar enën, Në qoftë se njollat janë të forta , lereni për një natë dhe pas kësaj njollat do të jenë më të lehta . Kjo metodë përdoret edhe për mbajtëset plastike të frutave dhe perimeve, si dhe për raftet e frigoriferëve.

- SPONSOR -