Duke u Ngarkuar...

Nëse është e vërtetë se sytë janë pasqyrë e shpirtit, korniza e tyre natyrore mund të konsiderohet si një hartë e psikikës. Në fund të fundit, vetullat janë elementi më i dallueshëm i bukurisë, asaj pjese të fytyrës që lejon një ndryshim më të shpejtë se të syrit. Por a nuk duket çdo gjë nëpërmjet syrit? Sigurisht që nëpërmjet syrit kuptojmë gjendjen shpirtërore, egon , ambicjen , lumturinë, errësirën apo lumturinë. Tek Lori Hoxha pa dyshim që kemi krijuar një bindje tashmë nëpërmjet syve të saj. Këmbëngulja, ambicja e adhurueshme, zemërgjerësia dhe vizioni që ka Lori  janë padyshim tiparet që i ka trashëguar nga babai i saj Dritan Hoxha. Këto dy qënie krijojnë strategjinë në ajër dhe më pas krijojnë ekzistencën e të jetuarit bukur nëpërmjet artit, të bukurës dhe pasionit.

Nuk ekzistojnë fjalët; nesër, ndoshta, më vonë, nuk bëhet , se mos kështu , se mos ashtu , nuk i njohin në fjalorin e tyre këto dy qënie këto fjalë fare, ato njohin; tani , këtu, bëhet, po, sot, nuk të fal, do ndodhi tani, e shikoj të realizuar, fitoj gjithmonë. Lori ngjan tmerrësisht me Dritan Hoxhën aq sa nganjëherë të duket sikur sheh atë të gjallë në versionin femër. Kanë një këmbëngulje të adhurueshme ,të çiltër , të bukur dhe të drejtë. Se kush është Lori dihet , se çfarë ka Lori dihet, çfarë trashëgon Lori dihet, nuk kemi marë përsipër të prezantojmë Lorin se njihet… “Risi Mulli” , e kishte të nevojshme  ta shikonte Lorin në sy për të kuptuar se kush është Lori dhe kush ekziston thellë brenda saj, e në fakt mendojmë se e kemi realizuar disi.

Në fakt ju nuk e imagjinoni dot se sa stratege është Lori , aq sa edhe strategjia vet do ta kishte zili, sigurisht është e lindur, është meritë e prindërve të saj… Sot kemi vendosur të flasim sikur edhe Dritani jeton , mendojmë se  jemi të lirë ta bëjmë këtë sepse kemi vendosur të jemi ndryshe vetëm sot. Pikërisht sot  duam të jemi, të ndihemi në një Déjà Vu , prandaj dëshirojmë të  flasim kaq lirshëm , kaq pa doreza dhe kaq të kënaqur, sepse na takon nganjëherë ta pranojmë realitetin edhe pse shumë gjurmë janë sfumuar. Prandaj Déjà Vu na jep lirinë e mendimit por edhe ndjenjën e reales për t’ju bashkuar shpirtit dhe mendjes dhe për ta mbyllur kështu; “Lori Hoxha &Dritan Hoxha do të mbeten gjithmonë një “Déjà Vu”

- SPONSOR -