Këngëtarja e famshme amerikane, Madonna, i ka anuluar koncertet e planifikuara që t’i mbante në Boston, me këshillim të mjekëve. Mbretëresha e muzikës pop i anuloi tri koncerte të planifikuara në kuadër të turneut ‘Madam X’ për shkak të, siç ka thënë, dhimbjes së fortë. “Më falni për ndryshimin e planit. Performancat më sjellin shumë kënaqësi dhe anulimi i tyre vjen si ndëshkim… Por dhimbja është shumë e madhe dhe mjeku më këshilloi të bëja pushim”, ka shkruar Madonna në një postim në Facebook. Ajo nuk ka bërë të ditur se cila ishte sëmundja, edhe pse në fillim të muajit ishte raportuar se kishte të lënduar gjurin. Madonna anuloi shfaqjet e saj edhe në New York në shtator, për shkak të problemeve të produksionit dhe më pas për shkak të një lëndimi.

 

- SPONSOR -Smiley face