Michaela DePrince, për te gjithë ato që nuk e njohin, është balerina e njohur nga Sierra Leona historia e të cilës është simbol i një vullneti dhe pasioni të pathyeshëm.

E lindur në Sierra Leone humbi të dy prindërit gjatë konfliktit dhe përfundon në një jetimore. Pikërisht këtu, midis vështirësive, Michaela ndeshet me kopertinën e një reviste e cila e bën të dashurohet me vallëzimin. Edhe pse në jetimore ajo konsiderohej dhe trajtohej si magjistare për shkak të disa njollave të bardha në lëkurë, asgjë nuk mund të zbehte ëndrrën e saj.

Duke u Ngarkuar...

Dhe është pikërisht kjo histori rrenqethëse protagoniste e filmit të tretë të Madonnës e titulluar “Taking Flight”, dhe që po zhvillohet nga MGM që nga viti 2015.

Mbasi adoptohet nga një çift amerikan Elaine e Charles DePrince, ajo ka mundësinë të studiojë dhe ti dedikohet pasionit të saj. Kështu nga nga një jëtime e luftës, sot Michaela është soliste në Dutch National Ballet.

“Udhëtimi i bërë nga Michaela më tronditi shumë, – tha Madonna në ‘Variety’, – më preku si artiste dhe aktiviste që kupton diversitetin”. E angazhuar në Afrikë me shoqatën Raising Malaëi, Madonna realizoi “I Am because We Are”, një dokumentar mbi miliona fëmijë të mbetur jetimë në Malawi për shkak të AIDS-it.

 

- SPONSOR -