Magjike ! Mund të themi çfarë të duam, mund ti gjykojmë për racizmin apo çdo gjë tjetër por Dolce&Gabbana ngelet Dolce&Gabbana! Një sfiladë e kuruar deri në detaje, një skenografi magjepse, një koleksion fantastik dhe sigurisht modelë yje ! Kompania e njohur e modës ka sjellë koleksionin e saj për vjeshtë 2019 në Milano. Skenografia ishte e kuruar deri në detaje ku ajo që na ngeli në mendje ishte luksi dhe skenografia që dukej si skenë e ndonjë filmi italian të viteve ’80. Teksa modelët parakalonin në sfiladë mbrapa tyre Dolce na tregoi se si stilistët dhe rrobaqepsit mendojnë dhe na sjellin ne kostumet dhe veshjet e veçanta.  Sigurisht që koleksioni ishte tepër i veçantë ku mbizotëruan ngjyrat e ndezura tek kostumet dhe sigurisht e zeza që nuk ikën asnjëherë nga moda. Ndiqni videon dhe fotot më poshtë për ti parë të gjitha këto që thamë më lart…

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -