Ish drejtori artistik i Louis Vuitton kërkoi dorën e modelit Charly DeFrancesco. Por për Jacobs mund të mos jetë dasma e parë

Duke u Ngarkuar...

Lule portokalli dhe tortë me kate në horizont për Marc Jacobs. Stilisti ka propozuar të dashurin e tij, modelin Charly “Char” DeFrancesco të martohej me të në një fast food në New York. Dhe përveç veçantisë së vendit të zgjedhur për të bërë propozimin, e pazakontë ishte dhe ‘flash mob’ (performancë e organizuar) që i parapriu: një balet koral me klientët e vendit mbi notat e “Kiss” nga Princi.

Propozimi social

Ish drejtori artistik i shtëpisë së modës franceze Louis Vuitton publikoi videon e propozimit në Instagram. Çdo gjë ndodhi në New York, në një fast food e zinxhirit Chipotle, i specializuar në ushqimin meksikan, ku çifti ishte në darkë për të festuar ditëlindjen e DeFrancesco-s.

Në një moment një grup njerëzish filluan të kërcenin nën notat e “Kiss” të Prince, për një ‘flash mob” të organizuar nga vetë Jacobs. Në videon e postuar në mediat sociale, ju mund të shihni një DeFrancesco të kënaqur (dhe të pavetëdijshëm për gjithçka) që filmon skenën me smartfonin e tij.

Kur përfundon baleti, Marc Jacobs gjunjëzohet dhe i kërkon të dashurit të tij të martohet me të: DeFrancesco pranon dhe video përfundon me përqafimin e të dyve. Në postimin e videos, stilisti falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë propozim të çuditshëm.

- SPONSOR -