Duke u Ngarkuar...

Princi William dhe Princi Harry kanë kaluar shumë së bashku dhe kanë qëndruar afër me njëri-tjetrin deri sa erdhi martesa e Harry që mesa duket i ka çuar poshtë marrëdhëniet e tyre.

Sipas autorit mbretëror Katie Nichols, Princi William ka pasur disa shqetësime rreth vendimeve të nxituara të Princit Harry me martesën me Meghan. Eksperti zbuloi se William dhe Harry kishin bërë fjalë përpara dasmës mbretërore dhe kjo zënkë ishte tepër serioze.

Duke qënë se William është i vetmi person i afërt me Harryn ai kishte “marrë në pyetje” vendimet e tij pasi nuk donte që vëllai i tij të zhgënjehej.”Unë mendoj se William nuk donte asgjë tjetër veçse ta mbronte Harry-n por Harry është jashtëzakonisht shumë mbrojtës ndaj Meghan dhe i pa si kritika interesimet e vëllait të tij dhe qysh atëherë marrëdhënia e tyre është dëmtuar…”- u shpreh ai.

- SPONSOR -