Idris Elba është shpallur nga media të ndryshme si një nga meshkujt më sexy në planet dhe në fakt me të drejtë. Aktori i njohur u martua në 26 Prill me Sabrina Dhowre dhe për të ajo është dashuria e vërtetë. Elba ka folur për lidhjen e tij me bashkëshorten e tij dhe duket që është shumë i dashuruar. “Unë kam qenë i martuar edhe më parë. Kam thënë se kurrë më nuk do të martohem, mirëpo kam njohur dikë që më ka hapur dhe jam më i lumtur se kurrë më parë. Ajo dashuri me shikim të parë”, është shprehur ai. Po ashtu ai tregon se si është njohur me Sabrina Dhowre, ai shprehet se bashkë janë njohur në një party kur aktori kishte mbaruar filmimet dhe kishte dalë për t’u argëtuar.

- SPONSOR -Smiley face