Një 32-vjeçar, i cili vuante nga dhimbje dhe djegie të kraharorit prej gati 10 vjetësh, zbuloi se kishte tumorin më të madh në zemër të regjistruar më parë në botë.

Për 3 vjet me radhë, mjekët i thanë Jake Cohen se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, derisa presioni i gjakut i ra kaq shumë sa jeta e tij u vu në rrezik. I riu nga New York, sipas asaj që shkruan “DailyMail” zbuloi se kishte një kancer me madhësinë e një topi tenisi në zemër, pasi bëri një skaner.

Duke u Ngarkuar...

Mjekët kryen një operacion për heqjen e këtij tumori tepër të rrallë, 6 muaj më parë dhe për disa prej kirurgëve më me eksperiencë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbias, kjo ishte hera e parë që kishin parë diçka të tillë. Mjekët besojnë se kjo masë është rritur që prej kohës kur Cohen kishte lindur.

*Tumori kardiak është masë anormale që rritet në zemër ose në valvulat e zemrës. Ai mund të jetë kancerogjen (malinj) ose jo kancerogjen (beninj). Pjesa më e madhe e tumorëve kardiakë janë beninj, por edhe këta të fundit mund të shkaktojnë komplikacione për shkak të masës dhe vendit ku ndodhen. Tumorët kardiakë zakonisht janë të rrallë. Një studim 20-vjeçar i realizuar në Hong Kong që studioi 12 mijë autopsi, gjeti vetëm 6 të tillë.

 

- SPONSOR -