Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, mbretëresha e këngës shqiptare Nexhmije Pagarusha dekorohet me medaljen e “Mirënjohjes” nga President i ShBA-së Donald Trump.  Vendimi për dekorimin e ikonës së muzikës shqiptare është marrë nga Shtëpia e Bardhë.

Këtë të diel në ambientet e Akademisë së Arteve në Tiranë i është akorduar çmimi artistes gjakovare, teksa aktiviteti u mbajt pikërisht në ditën e saj të lindjes. Në aktivitet ishin të pranishëm artistë e bashkëpunëtorë të shumtë të këngëtares si dhe personalitete nga të gjitha fushat, mes tyre edhe Presidenti Ilir Meta.

- SPONSOR -Smiley face

“Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha në moshën 80-vjeçare ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Nexhmije Pagarusha është e njohur për interpretimet e shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera ku mendohet se ka interpretuar mbi 150 këngë.  Karrierën muzikore Pagarusha e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

- SPONSOR -Smiley face