Quhet Letizia  dhe është Mbretëresha e Spanjës, titull që e ka marrë nga martesa me Mbretin Filipi VI. Letizia ka punuar si gazetare më parë dhe spikere lajmesh dhe pas martesës la gjithçka për t’u bërë mbretëresha e re e Spanjës. Por ajo që na bëri të shkruajmë për të është paraqitja e saj e jashtme. Letizia qënka një yll i vërtetë ! Ajo kishte zhvilluar një darkë pritje në nder të Presidentit të Perusë dhe veshja e saj i mahniti të gjithë. Me një fustan të gjatë, një kurorë plot me diamante dhe plot sharm, Letizia i la pa fjalë të gjithë.

- SPONSOR -