Mbretëresha Elizabeth ka vizituar sot Muzeun e Shkencës dhe ka bërë diçka që jo shpesh herë e shohim. Ajo ka postuar në Instagramin e faqes zyrtare “The Royal Family”  pamjet e një letre nga Arkivi Mbretëror që i ishte shkruar Princit Albert. Në qendrën e re të muzeut Smith  u shfaqën objekte ikonë të komunikimit nga e gjithë historia. Ndërsa video e mbretëreshës duke postuar fotot në Instagram po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Duke u Ngarkuar...

“Sot, teksa vizitova Muzeun e Shkencës, zbulova një letër nga Arkivi Mbretëror, i shkruar në vitin 1843 për stërgjyshin tim princ Albert. Charles Babbage, i vlerësuar si pionieri i parë i kompjuterit në botë, nga i cili Princi Albert kishte mundësinë të shihte një prototip të tij në korrik 1843. Në letrën, Babbage i thotë mbretëreshës Victoria dhe Princit Albert për shpikjen e tij mbi të cilën programet e para kompjuterike u krijuan nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, kam pasur kënaqësinë të mësoj për iniciativat e kodimit kompjuterik të fëmijëve dhe mua më duket e përshtatshme që të publikoj këtë post në Instagram, nga Muzeu i Shkencës i cili ka mbrojtur shumë teknologjinë, inovacionin dhe frymëzimin e gjeneratës së ardhshme të shpikësve.
Elizabeth R”

- SPONSOR -