Strijat formohen kur lëkura zgjerohet shumë shpejtë, në raste të tilla si shtim peshe në kohë të shkurtër, shtatzëni ose rritje e gjirit. Strijat janë ndër problemet më shqetësuese për femrat në pikëpamjen estetike edhe pse nuk sjellin asnjë problem në lëkurë. Por si t’i zhdukim strijat në kushte shtëpie ?

Merrni një kuti mesatare kremërash dhe mbusheni përgjysmë me vaj kokosi dhe gjysmë me xhel natyral aloe vera. Përziejeni masën mirë dhe ruajeni në frigorifer. Lyeni përditë pjesët problematike të trupit ku keni të çara të lëkurës. Pas tre muajsh do të vini re patjetër ndryshimin. Strijat mund të mos zhduken përfundimisht por me siguri që lëkura juaj nuk do të duket më si përpara tre muajsh.