Ajo është padyshim një nga femrat më të pëlqyera në Instagram dhe ka plot 17 milionë ndjekës në rrjetin social. Chiara Ferragni është një bloggere influencuese dhe sipërmarrëse e suksesshme. Bukuroshja 32 vjeçare ndan çdo moment me fansat e saj në rrjetet sociale dhe është martuar me këngëtarin e njohur Fedez. Por së fundmi ajo ka dhënë një lajm të mirë për fansat . Ajo do sjellë një dokumentar mbi jetën e saj duke treguar çdo gjë, që prej fillimit kur nuk synonte të ishte e famshme dhe deri në ditët e sotme. Chiara ka treguar se është tepër e emocionuar dhe shpreson që fansat e saj ta pëlqejnë dokumentarin. “Ja ku është: Me lot gëzimi në sy, ju tregoj trailerin e filmit-dokumentar të jetës time. Shpresoj ta pëlqeni.”-shkruan blogerja.

- SPONSOR -Smiley face