Imagjinoni dy diva të muzikës si Beyonce dhe Adele në një bashkëpunim muzikor, një super dyshe. Lajmin në fakt e ka dhënë këngëtari i One Republic, Ryan Tedder, i cili para se të performonte në Festivalin Global Citizen në New York City të shtunën, zbuloi se Beyonce dhe Adele, do të vijnë me një këngë së bashku. Në një intervistë 40-vjeçari konfirmoi se ka një surprizë të madhe dhe një sekret për të gjithë. Ai zbuloi se bashkëpunimi midis Beyonce dhe Adele do të jetë në albumin e ri. “Kemi një këngë të Beyonce and Adele, me Chris Martin që luan solo në piano”, tha Tedder.

- SPONSOR -Smiley face