Përpos presionit të shtuar kohëve të fundit ndaj themeluesit dhe drejtuesit të Facebook Mark Zuckenberg mbi sigurinë e Facebook, kompania pranon që muajt e fundit janë vjedhur informacionet e 30 milionë përdoruesve të rrjetit social.
Të premten një zyrtar i Facebook ka informuar se hakerat kanë përdorur kodet digital për te marrë të dhëna për 14 milionë përdorues. Ai u shpreh: “Brenda dy ditëve, ne e mbyllëm cënueshmërinë, ndaluam sulmin dhe siguruam llogaritë e njerëzve duke rivendosur akseset për njerëzit që ishin potencialisht të ekspozuar”.
Që nga fillimi i shtatorit Facebook-u ka njoftuar disa herë për disa rast kur është sulmuar nga hakerat, për këtë arsye është nisur dhe një hetim nga kompania në mesin e shtatorit./mulliri.al.

- SPONSOR -