Disa ditë më parë Kim Kardashian dhe Kanye West lajmëruan se erdhi në jetë fëmija i tyre i katërt nga nëna surrogate, pasi Kim nuk mund të lind më fëmijë pasi rrezikon jetën e saj. Fëmija është i gjinisë mashkull dhe gëzon shëndet të plotë. “Ai është perfekt” shkroi Kim në Instagramin e saj dhe nuk mund ta fshehte gëzimin e saj. Por dilema ishte se si do ja vendosnin emrin djalit dhe kjo dilemë mori fund. Kim dhe Kanye kanë vendosur ta quajnë djalin e tyre Psalm West dhe këtë e bënë të ditur me anën e një postimi në Instagram. Kim postoi një bisede të sajën me Kanye ku reperi i shkruan se me ardhjen e djalit të tyre ata janë të bekuar dhe kanë gjithçka që mund t’u duhet dhe në postimi Kim shkrojti dhe emrin e djalit që vendosën ta quajnë Psalm. Për ata që nuk e dijnë Psalmet janë këngë  fetare të cilat këndohen në ceremonitë fetare të besimit të krishterë.

View this post on Instagram

‪Psalm West ‬

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -