Marrëdhënia e Katy Perry dhe Taylor Swift nuk ka qënë aspak e mirë vitet e fundit madje këngëtaret i bënë dhe diss-e njëra-tjetrës duke e thelluar krizën e shoqërisë të  tyre. Në vitin 20012 Taylor Swift akuzoi Katy-n se i kishte marrë tre kërcimtarë të turit “Red” dhe vajzat kaq donin për t’u shpallur armike. Por me kalimin e viteve sherri u zbut dhe tani ato i kërkojnë falje njëra-tjetrës dhe mënyra si e bëjnë këtë është epike.

Ditën e djeshme Taylor Swift i ka kërkuar falje Katy Perry-t duke i dërguar disa biskota ku shkruhej “më në fund paqe”. Ishte Katy Perry ajo që shpalli pajtimin në Instagram, duke publikuar foton e pjatës me lokacionin “let’s be friends” (eja bëhemi shoqe) dhe duke shkruajtur: “Sa mirë kështu” duke etiketuar Taylor Swift-in. Taylor Swift bëri deklaratën e vet të paqes duke komentuar disa zemra.

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -