Çanta është një ndër aksesorët më të rëndësishëm në jetën e një femre. Nëse do të na jepej mundësia do të blinim nga një të re në çdo ditë të vitit, ose dy, dhe prapë nuk do të na mjaftonin. Tanimë çanta nuk është më një produkt utilitar, por diçka më intime, më personale. Madje do të thonim që përfaqëson një lloj kodi sekret, një lloj pasqyre ku reflektohet personaliteti i një femre. Një çantë mund ta bëjë një femër të ndihet më femër, më e vërtetë, më joshëse…më gjithçka. Ekziston një simbolikë psikonalitike që lidh çantën me tipare të caktuara të karakterit dhe të përsonalitetit. Zbuloni me Living këto detaje aq shumë interesante.

Çantat e mëdha
Femrat që përdorin çantat e mëdha u pëlqen shumë të udhëtojnë dhe të zbulojnë vende të reja. Kanë dëshirë të kenë nën kontroll gjithçka dhe janë shumë detajiste.
Çantat e vogla
Në përgjithësi femrat që përdorin çantat e vogla nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes. Janë të ndjeshme dhe e kanë të vështirë të shprehin para të tjerëve bagazhin e tyre emocional.
Çantat me pika, me thekë dhe fjongo
Ato që perdorin çanta me thekë, fjongo, pika ose flutura nuk arrijnë të shkëputen dot nga e shkuara. Janë natyra shumë nostalgjike dhe që shpeshherë i kap ndjenja e fajit.
Çantat e çuditshme me ngjyra dhe që bien në sy
Femrat që përdorin këto lloje çantash duan të mbyllin hesapet me të shkuarën. Kanë dëshirë të zbulojnë një dimension të ri të vetes. Por ndodh të vazhdojnë të akumulojnë shumë pakënaqësi dhe frustime.
Çantat dosje
Çantat dosje janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me ambicien profesionale. Femrat që përdorin këto lloj çantash i përkasin një statusi të caktuar social dhe aspirojnë gjithmonë për një jetë më të mirë.

- SPONSOR -Smiley face