Archie i vogël u rrit dhe tani del publikisht bashkë me nënën e tij. Meghan bashkë me Kate shoqëruan fëmijët e tyre për të parë një ndeshje Polo të Princit Harry dhe Princit William. Gjatë gjithë kohës ajo që u bëri përshtypje gjithë të pranishmëve ishte fakti se Meghan e puthte çdo moment të voglin duke konfirmuar edhe një herë se Dukesha është e “fiksuar” pas Archie. Po ashtu vëmendje mori dhe i vogli Louis që ecën këmbëzbathur duke na treguar hapat e parë. Meghan kishe veshur një fustan të gjerë që i fshihte kilet e marra pas shtatëzanisë ndërsa Kate një fustan rozë me pika të bardha që e tregonte shumë bukur.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face