Dukesha e Sussex-it Meghan Markle është dukesha e parë që i futet botës së modës dhe këtë herë me një projekt vërtet interesant. Projekti i ri i Meghan ka si qëllim që të mbledhë të ardhura nga shitja për bamirësi. Meghan do të nxjerrë së shpejti në treg një linjë veshjesh dhe për këtë ka punuar së bashku me mikeshën e saj stilisten Mischa Nonoo, dhe bashkëpunimi do të ndodhë me markat e njohura Marks & Spencer, John Lewis dhe Jigsaw. Paratë e mbledhura nga shitja e koleksionit do të vihen në dispozicion në një organizate bamirësie që ndihmon gratë e papunësuara të rifillojnë ose të kthehen në vendin e punës.

- SPONSOR -Smiley face