Turi 10 ditor në Afrikë i Princ Harryt dhe Dukeshës Meghan Markle ka përfunduar. Dukesha ka mbajtur një fjalim mjaft të ndjerë duke theksuar se kjo eksperiencë e ka njohur me njerëz të ndryshëm, të cilët e ka mirëpritur muzikë, hare ushqim etj. “Gjatë 10 ditëve të kaluara familja jonë ka pasur momente emocionuese, kemi pasur momente shpirtërore. Ne kemi takuar udhëheqës frymëzues në çdo aspekt të jetës dhe jemi mirëpritur me ushqim të mrekullueshëm, muzikë dhe vallëzim. Por mbi të gjitha, ne kemi qenë në gjendje të takojmë njerëz që janë aq të fortë në punën që bëjnë, që nuk dorëzohen dhe kjo vërtetë do të thotë kaq shumë për ne”,-u shpreh 38-vjeçarja në fjalimin e saj përmbyllës të këtij turi. Së bashku me çiftin mbretëror ishte dhe vogëlushi i tyre, Archie që i shoqëronte kudo ata.

- SPONSOR -Smiley face