Meghan Markle është në ditët e fundit të shtatëzanisë dhe pritet që ajo të lind djalë apo vajzë në Prill. Para një muaji shoqet më të mira të Meghan organizuan një “baby shower” në New York që kushtoi plot 200.000$ shumë që u pagua nga shoqet e Meghan. Por mesa duket Meghan nuk do e mbyll me kaq pasi sipas disa burimeve për “DailyMail”, Meghan do organizojë dhe një baby shower të dytë. Këtë herë festa do jetë tepër private dhe do ketë 5-6 të ftuar. Të ftuarit do jenë njerëzit e saj më të afërt dhe sigurisht që nuk do mungojë as nëna e saj Doria. Po ashtu burimet për “DailyMail” shprehen se Meghan do e zhvillojë festën në Pallatin Buckingham. Epo nuk na ngelet gjë  tjetër veçse të presim për më shumë detaje…

- SPONSOR -