Bashkëshortja e presidentit të SHBA-ve mesa duket ndihet e “dhunuar” dhe këtë nuk ka ngurruar ta shprehë.

“Do të thosha që unë jam personi që vuan më shumë nga bullizmi në botë. Kjo është një nga gjërat se çfarë njerëzit po thonë për mua,” është shprehur Zonja e Parë e Amerikës në një intervistë për ABC News.

Duke u Ngarkuar...

Ajo gjithashtu është shprehur se i mbështet të gjitha gratë që denoncojnë përdhunimet por ajo mendon se duhet të kenë prova të forta për këtë gjë.

“Unë qëndroj mbrapa këtyre grave, mirëpo duhet të kemi faktet”, është shprehur ajo.

- SPONSOR -