Tabloidi ‘’Cosmopolitan’’ shkruan se në librin e ri të Ronald Kesslerit, “The Trump White House: Changing the Rules of the Game”, shkruhet se Melania e pa ish-të dashurën e Trump, Kara Young, duke u larguar nga apartamenti i tij në “Trump Tower” dhe i dha fund lidhjes me presidentin vite më parë, por me kalimin e kohës e fali dhe çifti u bashkua sërish.

Duke u Ngarkuar...

“Kjo ndodhi disa muaj pasi ishin takuar, në shtatorin e vitit 1998. Melania do të shkonte me të në pushime me avionin e tij dhe u ngjit në apartamentin e “Trump Towers”, prej të cilit doli modelja Kara Young, e cila kishte pasur një lidhje me Donald-in për pothuajse 2 vite.

Melania u nda menjëherë prej tij”, thotë Kessler për “Us Weekly”. Sipas shkrimtarit, Trump ishte i impresionuar me forcën e karakterit të saj dhe ndarja nuk zgjati, pasi brenda një jave ai ia mbushi mendjen që të riktheheshin bashkë.

- SPONSOR -