30 shtatori do ngelet gjatë në mendjen e këngëtarit Justin Bieber dhe modeles Hailey Bieber pasi 4 ditë më parë ata organizuan një dasmë tepër të veçantë. Ceremonia u zhvillua në Karolinën e Jugut dhe çifti organizoi një festë tepër private ku të ftuar ishin vetëm miqtë e tyre dhe familjarët. Disa foto dolën nga dasma por jo ato që tregonin Justin dhe Hailey në kishë. Modelja zgjodhi një mënyrë epike për t’u futur në dasmë që se kishim parë më parë. Ajo hyri me anë të një tende shumë të madhe të mbuluar mirë që e mbanin disa truproja. Paparacët kanë mundur të fotografojnë vetëm tendën dhe fotot e shkrepura Hailey i ka shpërndarë në Instagram duke u nxjerrë gishtin e mesit helikopterëve.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face