Michelle Obama është një nga femrat me më shumë ndikim në botë. Jo vetëm për shkak se është gruaja e ish presidentit Barack Obama por edhe se ajo u fut fuqishëm në politikë duke ju treguar të gjithëve aftësitë e saj.

Duke u Ngarkuar...

Por këtë herë ajo ka folur për jetën e saj në emisionin e mëngjesit “Good Morning America”. Ajo ka folur për shtatzaninë e saj pasi ajo ka abortuar në fillim të lidhjes me ish presidentin. Michelle  rrëfeu se dy vajzat ishin ngjizur falë fertilizimit ‘in vitro’.

“Ndihesha sikur kisha dështuar sepse nuk dija asgjë për abortin spontan sepse nuk flitej për të. Ulesha me dhimbjen dhe isha e shkatërruar. Kjo është arsyeja përse duhet të flasim me nënat e reja që përjetojnë të njëjtat fatkeqësi.” – u shpreh ajo, ndërsa për lidhjen e saj në fillimet pasi patën shumë zënka me bashkëshortin e saj ajo thotë:

“Terapia e martesës për ne, ishte një nga ato mënyra, ku mësuam se si të flasim për dallimet tona. Unë njoh shumë çifte të reja që luftojnë dhe mendojnë se në një farë mënyre, ka diçka të gabuar me ta dhe dua që ata të dinë se, Michelle dhe Barack Obama, të cilët kanë një martesë fenomenale dhe që e duan njëri-tjetrin, punojnë me martesën e tyre.”

 

- SPONSOR -